Mezi po pret ardhjen e vajzës, Eduart Grishaj ia thotë ‘troç’ Arbana Osmanit: Ti kam falur djemtë!

Ndonëse është në muajin e fundit të shtatëzanisë, Arbana Osmani ka qenë goxha aktive në rrjetet sociale.

 

Së fundmi moderatorja ka publikuar në InstaStory një foto të djalit ku shihet se po i lidh këpucët e saj dhe krahas postimit shkroi: Kush ka çuna botën ka.

 

Mirëpo Eduart Grishaj mendon ndryshe. Partneri moderatores duket se po e pret me padurim ardhjen e vajzës së tij në jetë saqë “nuk do tja dijë” më për dy djemtë. Këtë gjë e bëri të ditur vetë Arbana, ku Eduarti i ka dërguar një mesazh i cili thotë se ‘ia ka falur’ çunat, ndërsa moderatorja është shkrirë së qeshuri.

 

Rikujtojmë se pak javë më parë djali i moderatores, Joni, konfirmoi se Arbana do sjellë në jetë një vajzë. Teksa po shijonte pushimet në Firenze, Arbana ndau me ndjekësit një video në Instastory, ku ishte së bashku me partnerin dhe dy djemtë e saj. Në një moment Joni tha “Ja në Firenze me motrën”, ndërsa përkëdhelte barkun e moderatores.

 

Në 2020 çifti mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Sa i përket planeve për tu rikthyer në ekran, prezantuesja ka treguar se nuk ka asnjë plan dhe se do e shohim vetëm në fund të dhjetorit kur pritet të fillojë sezoni i dytë i “Big Brother VIP 2”.

 

Aktualisht, moderatorja ëshë larg ekranit. Për katër muaj ajo prezantoi “Big Brother VIP” që u rikthye në ekran pas katër vitesh mungesë. Në fund të formatit, Arbana zbuloi se ishte shtatzënë për herë të tretë. Sa i përket planeve për tikthimin në ekran, Arbana ka deklaruar se nuk do sjellë asnjë projekt gjatë kësaj periudhe deri në dhjetor të 2022 kur do rikthehet “Big Brother VIP” me edicionin e dytë.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...