Vajza humb ndjenjat dhe s’del më nga uji, por i dashuri nuk hyn ta shpëtojë se s’dinte not(Video)

Pamjet e rënda që shihni tregojnë momentin kur 25-vjeçarja Enkeleda Trungu mbytet në një pishinë në periferi të kryeqytetit. Vajza ka qenë në një pishinë bashkë me një djalë dhe në një moment teksa të dy laheshin ajo nis të zhytet.

 

 

Abcnews ka nxjerr pamjet ku Trungu futet në pishinë me 33-vjeçarin Orjolin Mete, i cili ka në dorë një celular dhe filmon zhytjet e vajzës.

 

Pasi qëndrojnë disa minuta aty, ndërkohë që nuk ka asnjë person nga stafi i kompleksit përreth që të kujdeset për vizitorët që frekuentojnë pishinën, vajza zhytet në ujë dhe nuk del më.

 

Po ashtu, nga pamjet duket edhe se si Mete tenton dy herë të kuptojë se çfarë po ndodh më Enkeledën, e cila është në ujë ndërkohë. Ndonëse djali sheh përreth dhe thërret që dikush ta ndihmojë, pak më vonë shfaqet stafi dhe nisin të zhyten në ujë, ndërsa nxjerrin nga pishina vajzën. Më pas ata nisin që t’i bëjnë 25-vjeçares frymëmarrje artificiale, për të bërë të mundur nxjerrjen e ujit që ajo kishte pirë.

 

Tashmë e reja ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa në kërkim është shpallur administratori i kompleksit, Ylli Hidri. Ky i fundit akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, i riu deklaroi në polici se nuk dinte not.

 

TE TJERA