U aksidentua dje në Shkodër bashkë me nënën/ Pasi kërkoi gjak 0 pozitiv, vdes në spital 30-vjeçari

Dje rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në fshatin Beltojë, u regjistrua një askident i trefishtë.

 

Nga përplasja e tre makinave me drejtues shqiptarë, malazez dhe kosovarë mbetën të plagosur 6 persona.

 

Në aksident u përfshinë automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. XH., 30 vjeç, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin malazez P. G., 42 vjeç dhe automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar A. B., 24 vjeç.

 

Pas aksidentit. në redaksinë e JOQ mbërriti një apel për gjak 0 pozitiv për njërin prej të plagosurve, konkretisht shtetasi I.Xh.

 

Ky i fundit mësohet se është I.Xh, nga Bulqiza, ndërsa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në spital.

 

Mësohet se i ndjeri ka qenë në makinë me nënën e tij, shtetasen D.Xh, 54 vjeçe me profesion edukatore, e cila ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...