Tre makina u bënë copa-copa ne Shkodër/ 30-vjeçari shqiptar s’ia del dot humb jetën

Te dielën në mesditë rreth orës 15:20, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, konkretisht në fshatin Beltojë, u regjistrua një aksident i trefishtë.

 

Nga përp.lasja e tre makinave me drejtues shqiptarë, malazezë dhe kosovarë mbetën të lënduar 6 persona, gjë që tregon se përpl.asja ka qenë shumë e fortë.

 

Në aksident u përfshinë automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. XH., 30 vjeç, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin malazez P. G., 42 vjeç dhe automjeti tip “BMë”, me drejtues shtetasin kosovar A. B., 24 vjeç.

 

Pas aksid.entit, të afërmit e 30-vjecarit I.Xh bënë apel për gjak 0 pozitiv për njeriun e tyre, i cili sot ndërroi jetë.

 

Mësohet se i ndjeri ka qenë në makinë me nënën e tij, shtetasen D.Xh, 54 vjeçe me profesion edukatore, e cila ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...