Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Bilisht, ku dy motra D.A 27-vjeçe dhe Xh.A 23-vjeçe kanë prishur qetësinë publike.
Dy motrat gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre kanë filluar të bërtasin nëpër qytet. Ndërkohë në momentin që policia ka mbërritur ku dhe ka shoqëruar 27-vjeçaren, motrat nuk kanë kursyer fjalorin banal ndaj uniformave blu.
Kjo që shihni në foto është motra e madhe Dezi Arapi, e cila u shoqëruar nga policia për prishje të qetësisë publike.
Ndërkohë që në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrest,imin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët.
Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.