‘Plas’ sherri në një lokal, xhaxhai dhe nipi bëjnë për spital një nga klientët…

Dy në pranga, një i proceduar dhe një i lënduar është bilanci i një konflikti me sende të fortë në një lokal në Ndroq.

 

Bëhet e ditur se Saimir Mansaku ka goditur me sende të forta Përparim Troplinin. Më pas xhaxhai i Saimirit, Halit Mansaku është futur për t’i ndarë dhe ka përfunduar duke u përfshirë edhe ai në konflikt.

 

 

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, në pranga është vënë Saimir Mansaku për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” si dhe xhaxhai i tij Halit Mansaku për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

 

Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë Petrit Reka, pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

 

I lënduari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në banesën e Halit Mansakut, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë, 2 krehëra arme zjarri pistolete dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...