Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e se shtunes në Shkozë të Tiranës. Sipas dëshmitarëve pranë vendngjarjes, një automjet tip “Peugeot” u kthye përmbys në afërsi të rreth-rrotullimit të Shkozës.
Mjeti drejtohej nga një vajzë e re. Në video tregohet momenti kur kalimtarët e rastit nxitojnë të nxjerrin vajzën nga makina të cilën më pas e mori ambulanca.
Aksidente të tilla po ndodhin shpesh së fundmi duke vënë në dyshim se si autoritetet lëshojnë patentat në Shqipëri.