Ja cili është qyteti në Shqipëri që po bën namin më turistë të huaj…

Gjirokastra vijon të mbetetet një nga qytetet më të preferuara për t’u vizituar nga turistët e huaj. Të shumtë duket të kenë qenë vizitorët e qytetit të gurtë edhe këtë vit, siç tregon kjo video e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama.

 

Ai thotë se transformimi i shpejtë dhe shumëplanësh i qytetit, solli rilindjen e “perlës botërore”. “Gjallëria e njerëzve dhe gjuhët e shumta që dëgjon të fliten nëpër kalldrëmet e Gjirokastrës s’dëshmojnë tjetër gjë veçse rilindjen e kësaj perle botërore.

 

Me një transformim të shpejtë e shumëplanësh, që ka surprizuar edhe pushuesit e huaj të rikthyer pas disa vitesh në qytetin e gurtë, të cilët nuk ngurrojnë ta quajnë si më të bukurin në Shqipëri”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.

 

Gjirokastra është nga ato pak qytete në Shqipëri që ka kureshtjen e turistëve për ta vizituar në cdo stinë të vitit, gjithmonë është e bukur.

 

Fundjava në këtë qytet ziejnë nga turmat e njerzëve, qoftë vendas që vijnë për të kaluar aty dy ditë relaksuese, por edhe të huaj.

 

Ndryshe nga shumë qytete turistike në vendin tonë, në Gjirokastër nuk pa patur rritje të ndjeshme cmimesh, ndaj dhe është shumë i vizituar si qytet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...