Anila Kalleshi vë alarmin: Vajzat po konsumojnë më shumë …

Nutricionistja Anila Kalleshi tha se sipas statistikave në Shqipëri, ka një rritje të konsumimit të alkoolit te fëmijët e klasave të nënta dhe në gjimnaz.

 

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kalleshi u shpreh se kjo po vërehet më shumë të vajzat sesa djemtë. “Në Shqipëri, statistikat tregojnë një fëmijët e klasave të nënta dhe te gjimnazistët kanë një rritje të konsdiderueshme të konsumiit të alkoolit.

 

Madje, kjo shikohet më shumë edhe te vajzat sesa te djemtë. Në rininë e tyre, trupi dhe organizmi është i pamësuar dhe natyrisht ka mundësi të përballojë çdo lloj gjëje të mirë apo të keq të futur në organizëm.

 

Nëse konsumimi i alkoolit është i përditshëm, nëse konsumimi i alkoolit kalon një gotë, kemi të bëjmë me abuzim”, theksoi ajo.

 

Lidhur me thirrjen që qeveria në Japoni u ka bërë të rinjve për të konsumuar më shumë alkool, Kalleshi theksoi se japonezët mbahen për një stil jetese të shëndetshme dhe se është kundra konsumimit të pijeve alkoolike.

 

Nutricionistja Anila Kalleshi, thotë se është kundra konsumimit të alkoolit, por nëse konsumimi bëhet në mënyrë të moderuar nuk shkakton dëme të mëdha në organizëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....