Vazhdojne thumbimet, moderatori e ironizon përsëri Donald Veshajn: Nuk bën për prezantim (VIDEO)

Moderatori Flori Gjini ka ironizuar përsëri aktorin Donald Veshaj në rrjetet sociale.

 

Flori publikoi një video në profilin e tij TikTok ku realizon trendin e fundit të aplikacionit.

 

“Mund të kisha thënë që nuk bën për prezantim, por nuk e bëra dhe thashë nuk është keq për atë format”– thuhet gjatë videos që ai ka publikuar. Vëmendje ka tërhequr edhe mbishkrimi që moderatori i ka vendosur videos: “Për kë mendon ti?”

 

Ndërsa ndjekësit e tij e kanë lidhur menjëherë këtë video ironike pikërisht me aktorin Donald Veshaj, i cili këtë vit prezantoi emisionin “Më lër të Flas” së bashku me vëllain e tij binjak Romeon.

 

Përplasja virtuale mes Donaldit dhe Florit nis nga intervista e Ori Nebijajt në “Më lër të flas”, ku ajo foli për emisionin veror “Pushime on top”. Gjatë 4 sezoneve ajo e ka moderuar atë me Florin dhe tha në intervistë se ai ende nuk i ka kthyer përgjigje për sezonin e pestë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...