U zunë për një burrë! Këto janë dy Shqiptaret që çuditën të madh e të vogël në Greqì

Një 27-vjeçare me origjinë nga Shqipëria është gditur me mjet prerës në Selanik nga një grua po nga Shqipëria, pasi kjo e fundit dyshonte se e tradhtonte me burrin.

25 vjeçarja e ka ndjekur nga pas në rrugë dhe e ka god!tur në bark dhe shpatull. Sipas portalit grek GrTimes, gruaja, e cila dyshohet se ka pranuar aktin e saj pas ndalimit nga një patrullë policie, ka shkuar sot me “buzylykë” në Prokurori dhe do të ndiqet për aktin e saj.

Shqiptarja tjetër po kurohet në spitalin “Papageorgiou” dhe është jashtë rrezikut për jetën. 27 vjeçarja ka ikur për ndihmë në shtëpinë e motrës së saj.

Shtëpia e motrës ndodhej në një rrugë anësore, ndërsa autorja, nënë e dy fëmijëve të mitur, është pikasur në vendngjarje nga efektivët e policisë , të cilëve u ka rrëfyer aktin e saj.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 19:00 të së mërkurës, në rrugën Ralli, në zonën e Pylaia në Selanik, teksa e 27-vjecarja po shkonte drejt shtëpisë së saj.

Kjo ngjarje është bërë virale kudo në vendin fqinj, reagimet dhe komentet kanë qenë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Një ngjarje aspak e zakontë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...