Dy shqiptaret u zunë për burrin, flet vëllai i 25-vjeçares: Ai jetonte me të dyja, motra ime jepte jetën për atë

Ngjarja e ndodhur së fundmi në Greqi ku një 25-vjeçare shqiptare goditi me mjet prerës një 27-vjecare, bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale në Greqi.

 

25-vjecarja dyshonte se burri e tradhtonte me bashkëatdhetaren e saj, ndaj dhe ajo në nerva e sipër u hakmor duke e goditur me mjet prerës. Vetë përfundoi në qeli, ndërsa 27-vjecarja gjendet në spital.

 

Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe vëllai i 25-vjecares, i cili thotë se e motra është bërë pishman dhe kërkon falje për atë që ka bërë.

 

Ai pohoi se “motra ime ka gjashtë vjet që ka duruar këtë vajzë. Ajo e donte shumë burrin e saj, dha jetën për të, bëri gjithçka për të.

 

Ai jetonte me të dyja gratë. Motra ime është penduar. Ajo nuk donte, jam i sigurt që nuk donte, por koha nuk kthehet pas”, tha vëllai i vajzës.

 

“Siç më ka deklaruar e pandehura që në fillim, kjo vepër ka ndodhur për shkak se ka pasur xhelozi dashurie. Pati zemërim dhe përleshje”, tha avokati.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...