VIDEO EPIKE: Politikanit i hyn bleta në gojë kur po mbante një konference direkt

Politikani dhe biznesmeni kanadez Doug Ford, u gjend në një pozitë të vështirë gjatë një konference për media që transmetohej drejtpërdrejtë.

 

57-vjeçari ishte duke folur me gazetarët për kujdesin shëndetësor në Ontario, kur rastësisht një bletë iu fut në gojë dhe duket se ai e gëlltiti pa dashje, duke u detyruar të pinte ujë nga shishja.

 

“Oh zot, sapo gëlltita një bletë”, tha Ford, i cili nuk mund të ndalej duke u kollitur. Për fat të mirë nuk pati asnjë problem shëndetësor.

 

Në videon e konferencës për media që u bë virale, shihet bleta duke u vërtitur rreth fytyrës së Fordit, para se të përfundonte drejtë e në gojën e tij të hapur.

 

Duke parë se i kishte mbetur në fyt, mori shishen me ujë për ta pirë dhe me një dozë shakaje tha se ka shkuar “poshtë”.

 

Sigurisht që një moment i tillë s’ka si të mos bëhej viral në gjithë botën, reagimet dhe komentet kanë qenë nga më të shumtat dhe të ndryshmet.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...