Në Shqipëri ekziston një qytet i cili vetëquhet “Anglia e Vogël”, ku ëndrra e gjithsecilit është Mbretëria e Bashkuar

Në Shqipëri ekziston një qytet, ku ëndrra e gjithsecilit është Mbretëria e Bashkuar. I vendosur në veri të vendit, gjendet qyteti, i cili vetëquhet “Anglia e Vogël”.

 

Rrugët e tij janë të mbushura me makina luksoze, të gjitha me targë angleze. Bëhet fjalë pikërisht për qytetin e Hasit.

 

Daili Mail I ka kushtuar një artikull qytetit shqiptar duke e nisur: Ai është 1 metër e 80 i gjatë dhe pi cigare, por djaloshi që qëndron me një grup shokësh në një qoshe rruge në Has, qytet i vogël i strukur mes maleve të Shqipërisë veriore, është vetëm 13 vjeç.

 

Kur nxjerr paketën e cigareve për të më ofruar mua një, zëri i mprehtë e tregon të qartë që është ende fëmijë.Pavarësisht moshës, si shumë të rinj të tjerë në këtë vend të veçuar ai është i vendosur të ikë nga Shqipëria sa më shpejt të jetë e mundur.

 

“Muajin tjetër do iki me gomone në Angli”, më siguron me një anglisht thuajse perfekt, me vetëm një gjurmë të lehtë aksenti shqiptar.

 

“Gjashtë nga shokët e klasës kanë ikur gjatë kësaj vere. Më ka marrë mallin”. Më thotë se e quajnë Gjergji, por teksa nxjerr bllokun e shënimeve që ta shkruaj, gjërat nxehen.

 

Ma merr dhunshëm bllokun nga dora, më kërkon stilolapsin dhe e shkarravit emrin. “Ik zhdukuni”, bërtet teksa shokët e tij më rrethojnë dhe thërrasin njëzëri “Go, London, London”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...