Makina përfundon në Lanë, por shoferi lë “gojëhapur” policinë me atë që bëri pas ngjarjes

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të shtunë në Tiranë.

 

Policia njofton se një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.

 

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Brrylit. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” njofton policia. Kujtojmë se pak kohë më parë përfundoi dhe një autobuz i unazës në Lanë.

 

Sa herë që bie shi dhe është terren i rrëshqitshëm, shto këtu mungesën e vëmendjes së shoferëve, po ndodhin shpesh incidente të tilla, për fat të mirë pa dëme në njerëz.

 

Ngjarje të tilla janë bërë të shumta vitin e fundit në Tiranë, por ajo që e bën më të pazakontë këtë histri është “zhdukja” e shoferit nga vendi i ngjarjes.

 

Gjithsesi punë rësh do jetë identifikimi i tij nga ana e policisë, që më pas do t’i nënshtrohet procedurave sipas ligjit për ngjarje të tilla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...