“Mos u bëj xheloze!” Elvana Gjata i përgjigjet Dafina Zeqirit pas thumbave? Detaji që u shpëtoi të gjithëve

Elvana Gjata duket se i është përgjigjur Dafina Zeqirit pa shumë zhurmë dhe në një mënyrë ‘fine’ pasi ajo e ironizoi në rrjetet sociale. Detaji që ndoshta mund t’ju ketë shpëtuar ‘fshihet’ në një nga postimet e saj në Instagram.

Elvana ka ndarë një foto në Instastory të cilën e ka shoqëruar me këngën e saj me titull ‘Xheloz’. Kënga flet për një xhelozi në çift por në vargjet e saj thuhet: “Ti mos u bëj xheloz për mu, se ky maraz ka me t’shkallu”, që e bëjnë atë jo detyrimisht një këngë vetëm për lidhje dashurie por edhe për njerëzit ‘xhelozë’. Për më tepër përdorimi i kësaj kënge në një moment të tillë nuk besojmë se është rastësor.

“Pandemi tallavaje në industrinë muzikore, sa e sikletshme”. -shkroi Dafina pak ditë më parë në një status në rrjetet sociale. Më pas postoi një tjetër, ku shkroi: “Po flisja për performancat live. Unë këndoj vetëm këngët e mia”.

E tashmë shumë njerëz janë të bindur se ajo ka ironizuar Elvana Gjatën, Era Istrefin dhe Taynën.

Së pari, Elvanën sepse ajo ka fillur të këndojë këngën “Mora fjalë” në koncerte dhe së fundmi në “Sunny Hill”. Dafina shkruan se ajo këndon vetëm këngët e saj, ndërsa jo këngët e të tjerve si “disa”.

Së dyti, të gjithë e dimë se ajo ka patur një “beef” me Era Istrefin së fundmi. (KLIKO) Fansat mendojnë se ajo po i bën diss duke nënkuptuar se nuk këndon live, sikurse kemi parë gjatë koncerteve të saj të fundit.

Së treti, Tayna në një nga këngët e saj, “Valle” thotë: “Nuk e di më çfarë me këndu’. Tallava aman aman”. Dy artistet kanë krisur raporter prej dy vitesh dhe shpesh janë përplasur verbalisht nëpër këngë dhe rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që artistja i bën diss kolegeve. Një vit më parë bëri xhiron e rrjetit një koment që Dafina shkëmbeu me një fans i cili shkruante: “Ligji është bërë nga Dafina, ligj të cilit i nënshtrohet Elvana. Nuk kam asgjë kundër Elit, por Dafina është nana, vuj vuj vuj, ndërsa Elvana është ujë, uji është ujë. Dmth. Deshi apo s’deshi Elvana duhej t’u bindej ligjeve te Dafines. Plus stilet në veshje, lirshmëria, të kënduarit në dialektin gegë (sepse Dafina është e para që ka thyer paragjykimet për dialektin gegë, ka ndrydhur paragjykimet) dhe Elvana patjetër i është nënshtruar këtij ndryshimi që ka sjellë Dafina.”

Sipas personit në fjalë, “Dafina shërbeu si motiv për këngëtaret e reja me moton ‘Sky is the Limit’ dhe ato pas gjithë paragjykimeve që patëm si popull, fituan vetëbesim dhe rrugëtuan karrirë ndërkombëtare, siç e kemi Era Istrefin, Dhurata Dorën, Kidën e plot të tjera…” Dafina duket se e mbështeti publikisht, sepse i ktheu koment duke shkruar, “Të dua! Ju dua! Fjalë të mëdhaja, një mesazh që kurrë s’do ta harroj!”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...