Duket se edhe Shëngjini është braktisur nga pushuesit që e zgjedhin çdo vit, shqiptarët e Kosovës. Popullimi ka rënë me 50%, ndërsa aktiviteti në restorante e bare më së paku 30-40%.
Çmimet nuk janë rritur, por çuditërisht pushuesit kanë qenë më të paktë. Një shkak është rënia e euros që ka ndikuar negativisht dhe rezulton një kosto shtesë për turistët nga Kosova. Më pak lekë për të njëjtën sasi eurosh se një sezon më parë.
Në zonën e Shëngjinit, çmimet e produkteve ushqimore janë 30% më shtrenjtë se në Tiranë. Shërbimi i dobët është një tjetër faktor që ka ndikuar në largimin e turistëve. Biznesmenët investojnë jo në shërbim apo burime njerëzore, por në objekte.
Pa jugut, shqiptarët braktisin dhe një tjetër plazh në Shqipëri! E ka fajin euro