Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa raportohet se kanë mbetur disa persona të plagosur, mes tyre një fëmijë.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.
Në aksident është përfshirë një fuoristrada “Mitsubish” dhe një “Audi A6”. Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Pirajve.
Mësohet se “Audi” me targa të Kosovës ka kryer një parakalim të gabuar duke u përplasur me makinën tjetër, që vinte në drejtim të Lezhës, për pasojë 4 persona janë plagosur rëndë.
Trafiku është bllokuar në të dy anët dhe lëvizja është devijuar në aksin e vjetër, Kallmet- Dajç.