“Pa të atin në kamera direkt duke ndërruar jetë”, shoku i ngushtë tregon vuajtjet e aktorit që u hodh nga kati 6

Aktori shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën pasi u hodhën nga kati i i gjashtë i pallatit ku jetonin në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

 

Andi Llubati, aktor, koleg dhe mik i Belliut, thotë se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij.

 

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Llubati u shpreh se Belliu e ka përjetuar shumë keq humbjen e të atit dhe faktin që ai nuk mundi të vinte në varrimin e tij.

 

“Flori ka pasur një periudhë të vështirë. Çdo gjë lidhet me humbjen e të atit të Florit para një viti e gjysmë, ajo i vuri kapakun. Flori ka qenë me bashkëshorten dhe me fëmijët në Nju Jork dhe prinderit i ka pasur në Tiranë. Ai ka pasur një situatë shumë të rëndë duke e lidhur këtë me të atin e tij.

 

Në momentin që Flori ka qenë duke folur me të atin e tij në kamër, i ati ndërron jetë. Të gjithë situatën e ka parë live. Kjo ka qenë skena që Flori shikon live nga kamera dhe më e keqja ishte që Flori nuk mund të vinte në varrim, për shkak se nuk kishte dokumentet”, theksoi Llabati.

 

Sipas tij, familjarët i kishin thënë se humbja e të atit kishte lënë gjurmë te ai dhe theksoi se gjatë këtij viti kishte probleme të mëdha të shëndetit mendor dhe filloi mjekimin në Nju Jork.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...