Një autobus i linjës Durrës – Porto Romano ka marrë flakë në ecje dhe është shkrumbuar totalisht. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.15.
Sipas policisë shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në motor.Fatmirësisht në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasagjerë në autobus, por janë regjistruar vetëm dëme të shumta materiale.
Dy mjete zjarrfikëse arritën të shuajnë flakët, ndërsa shkak për tymin e zi, që pushtoi zonën dhe tmerroi banorët, është bërë djegia e vajit të autobusit.
“Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.
Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka ansjë person të lënduarNë vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së qytetit bregdetar.