Macja sensacionale me maskë ‘Zorro’ në fytyrë, tani ka një këlysh si veten…

Ky është Zorro, maçoku sensacional me format e pazakonta në pellushin e fytyrës të cilat e kanë bërë të famshëm në internet.

 

Por së fundmi ai është bërë baba i një tufe të vogël macesh dhe një prej tyre ka të njëjtat motive prej ‘superheroi’ rreth syve.

 

50 vjeçari Indraini Wahyudin Noor, nga Indonezia ka disa mace në shtëpi, por normalisht Zorro ka marrë te gjithe vëmendjen online.

 

Megjithë pamjen e tij disi komike është e pamundur të shohësh kush fshihet në të vërtetë prapa maskës, shkruajnë me shaka mediat.

 

Një prej këlyshëve të Zorro çuditërisht ka trashëguar pamjen tërheqëse të babait të tij, dhe me të drejtë emri që iu dha është ‘Bandit’.

 

Miliona njerëz online kanë ndjekur aktivitetet e babait me maskë dhe tashmë edhe bashkë me këlyshin e tij, që i zoti shpërndan shpesh në TikTok.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...