Një shofer i autobusit që po udhëton nga Gjermania për në Kosovë, është kapur në video nga udhëtarët me telefon në dorë teksa nget me shpejtësi autobusin plot më mërgimtarë.
Në disa momente ai shihet edhe duke shkruajtur në letër me një dorë ndërkohë që bisedon me dikë, njëkohësisht vazhdon ta ngasë autobusin.
Udhëtari që ka preferuar të mbetet anonim, ka thënë për JOQ Kosovën se udhëtarët janë shumë të shqetësuar për mënyrën se si trajtohen, sidomos kur bëhet fjalë për udhëtim të gjatë siç është ky, Gjermani-Kosovë.
Udhëtari thotë se ka shumë fëmijë në autobus, ndërsa siguria është minimale, sepse shoferët ngasin duke folur e shkruar në telefon, e bëjnë ndrrimin ndërkohë që autobusi është në ecje në autostradë.
Në anën tjetër, sipas qytetarit, në autobus nuk është ndezur as kondicioneri, ndërkohë që shoferi nuk e ndalon autobusin as kur udhëtarët e kërkojnë me patjetër.
Një njeri shumë i papërgjegjshëm që kë në duar jetën e shumë njerëzve të tjerë që vijnë të mallëngjyer në mëmëdhe për të takuar familjet e tyre.