Shqiptari i Kosovës porosit birrë në Vlorë, ndryshe çmimi në menu dhe ndryshe në faturë

Çmimet e larta kanë bërë që jugu i vendit të mos jetë si vite më parë në muajt e verës.

 

Shezlonget i gjen bosh ndërsa hotelet kanë edhe dhoma pa rezervuar. Të vetmit që nuk e tradhëtojnë turizmin detar në Shqipëri janë shqiptarët e Kosovës. Ata vijnë dhe në një farë mënyre mbajnë gjallë turizmin.

 

Mirëpo edhe ata përballen me abuzime. Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët e Kosovës ankohen se paguajnë shumë më shumë kur kamarierët apo shitës të ndryshëm, marrin vesh që vijnë nga Kosova. I tillë është edhe rasti i një shqiptari të Kosovës, i cili ka shkuar në Vlorë dhe ka dashur të konsumojë një birrë.

 

Në menu ai e ka parë që birra ishte 300 lekë, ndërsa kur paguan faturën, e paguan birrën 350 lekë. Ai dyshon se ky ndryshim është bërë, pasi kamarieri e ka parë që ishte i Kosovës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...