“Policia! Shpejt duart pas koke!” Qeni i bandës i bindet policisë, shtrihet në tokë si pronarët

Një ngjarje gazmore e ndodhur në Brazil ka bërë xhiron e rrjetit. Qeni roje i një bande që trafikonte mall është shtrirë në tokë kur policia ka hyrë në banesën e tyre dhe i ka dhënë urdhër bandës të vënë duart pas koke.

 

Ai ka dështuar plotësisht në misionin e tij për t’i mbrojtur, duke iu bindur policisë. Policët sekuestruan 1.1 ton mall dhe arrestuan tre trafikantë gjatë bastisjes.

 

Në një video të shpërndarë në internet, banda shihet e shtrirë me fytyrë përtokë, me duart e lidhura me pranga pas shpine. Ashtu si vetë ata edhe qeni i tyre roje shihet i shtrirë në dysheme pranë tyre me një pamje gazmore në fytyrë.

 

Oficerët ishin në vëzhgim të banesës prej disa kohësh dhe ishin gati të mësynin kur të bëhej dorëzimi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...