Po vinin për pushime, humbin jetën dy shqiptarë 35 dhe 36 vjeç! Në gjendje kritike dy fëmijë

Aksident fatal në Prishtinë. Një makine me targa të huaja dhe një autobus janë përplasur mes tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Podujevë.

 

Nga kjo ngjarje kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë lënduar. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

 

Ahmeti ka bërë me dije se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, derisa të lënduar kanë mbetur dy fëmijë.

 

“Rreth orës 04:40 në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus.

 

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë.

 

Humbjen e jetës së dy të rinjve e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave” Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për ekspertim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...