Lajthit moti në këtë qytet të Shqipërisë, breshëri prish të mbjellat dhe çfarë gjen para (foto)

Në një kohë që pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga vala e të nxehtit me temperatura edhe mbi 40 gradë, në Librazhd të mbjella e fermerëve janë shkatërruar nga breshëri dhe reshjet e shiut.

 

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, stuhia e breshërit ka zbardhur tokat dhe ka shkatërruar të mbjellat momentale duke iu prishur shumë punë banorëve të zonës.

 

Deputeti socialist Taulant Balla thotë se ka biseduar me ministren Krifca për ngritjen e një grupi pune për verifikimin e dëmeve.

 

Bujqit e Stëblevës do të marrin ndihmën e nevojshme nga Ministria e Bujqësisë, pas verifikimit të dëmeve nga grupet e punës, thotë më tej Balla. Aq intensive ka qenë stuhia me shi dhe breshër saqë edhe patatet e mbjella kanë dalë mbi dhe.

 

“Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në fshatin Stëblevë. Kam komunikuar me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca e cila në mënyrë të menjëhershme ka ngritur një grup pune për verifikimin e dëmeve dhe mbështetjen e bujqëve të dëmtuar”, shkruan Balla.

 

Ndërkohë në pjesën tjetër të Shqipërisë vazhdon vapa shumë e madhe, ku dhe sot janë regjistruar sërish temperatura të larta dhe kështu pritet të jetë dhe ditët në vijim.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...