Çfarë po ndodh në Rinas? Qytetarët i zë koka, askush nuk iu jep zgjidhje

Qindra shqiptarë apo të huaj, që sapo kanë zbritur nga avioni janë duke pritur në radhë për vulosjen e pasaportës në aeroportin e Rinasit.

 

Burime bëjnë me dije se punojnë vetëm 5 sportele, por me vetëm një oficer policie dhe vulosja po ecën shumë ngadalë.

 

Siç shihet edhe nga foto është mbushur i gjithë holli i mbërritjeve. Qytetari, i cili ka dërguar foton ankohet për një jokorrektësi të efektivëve të policisë në sportel.

 

Qytetari shkruan për JOQ Albania: Jan 5 sportele me nga 1 operator. Nderkoh njeri operator del nga sporteli per te pir kafen.

 

Në këtë periudhë fluksi i emigrantëve dhe turistëve që vijnë në Rinas është shumë i madh dhe kuptohet të ketë radhë, por është e pakuptueshme si mund të punohet me një sportel.

 

Gjithsesi shqiptarët e shkretë janë mësuar me radhë dhe parregullsi, por të huajëve iu duket aspak normale që një aeroport me 5 sportele, të punojë vetëm një polic.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...