Jo po do bejme turizem…/ Skandal ne Golem, pushuesve u vjen uji llum, askush nuk nderhyn

Jemi në mesin e sezonit turistik, por në Golem, pushuesit po lahen me ujë llum. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, uji nga çezma del shumë i pistë dhe është e pamundur që ai të përdoret.

 

Një qytetare shkruan për JOQ se janë bërë ankesa, por askush nuk është përgjigjur.

 

Gjithashtu, ky ujë është edhe në shumë hotele që kanë çmime të shtrenjta.

 

Ky sezon turistik në Shqipëri, mund ta quajmë më plot gojë një dështim. Çmimet e larta, zaptimi i hapsirës publike, mungesa e energjisë elektrike dhe tani së fundmi uji, plotësojnë kornizën e plotë të një keqmenaxhimi.

 

Qytetarja shkruan:

Prsh JOQ! Ky esht ujti qe rrjedh nga cesmat e golemit. Bejne pishina dhe spa për hotelet, por nuk rregullojnë dot ujin.

TE TJERA