I riu shpëton heroikisht 2-vjeçaren/ Ra nga kati i 6-të, e priti në krahë

Shen Dong nga qyteti Tongxiang në Kinë ishte duke shkuar punë si çdo ditë, kur papritmas dëgjoi një zhurmë sipër tij. Një vajzë 2-vjeçare ishte duke rënë nga dritarja e katit të gjashtë të pallatit sipër tij.

 

Ai lajmëroi policinë, por para se të arrinin, vajza filloi të shkëputej sërish. Shen vrapoi dhe e kapi në kohën e duhur.

 

Ai çoi vajzën në spital ku fatmirësisht po rikuperohet plotësisht, pasi ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

 

Pamjet e rënies të filmuara nga telefonat celularë dhe pamjet e kapjes nga kamerat e sigurisë janë bërë virale në mediat sociale kineze.

 

Megjithatë Shen, kur u intervistua, ishte mjaft modest për shpëtimin e tij heroik. “Unë jam baba vetë dhe nuk dua të shoh asnjë fëmijë të lëndohet”, tha ai, raporton RT.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...