Feston 36-vjetorin e lindjes, moderatorja shqiptare që gjeti suksesin edhe në politikë (FOTO)

Vogëlushja në foto është vetëm 1 vjeç, por sot ajo është feston ditëlindjen e 36. Bëhet fjalë për Ori Nebiajn. Ajo është moderatore mjaft e skusesshme dhe e dashur e publikut shqiptar e cila është përfshirë edhe në poltikë.

 

Në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të shkaur, ajo kandidoi për deputete mirëpo pas zgjedhjeve, iu rikthye sërish dashurisë së saj, ekranit. Ori ka treguar se si kandidate në ato zgjedhje ka marrë një mbështetje masive nga populli që treguan se e duan edhe në drejtimin e politikës.

 

Nebijaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike si zëdhënëse dhe ka kandiduar për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlliçit. Mirëpo pas disa vitesh, Ori vendosi të hiqte dorë nga angazhimi politik për t’u fokusuar tek puna e saj në televizion.

 

Ori i është bashkuar televizonit “Top Channel” prej kohësh, ku i janë besuar formate të rëndësishme si “Wake Up”, të cilin e prezantonte me Isli Islamin dhe e mbyllën këtë vit, apo “Pushime On Top” që e ka drejtuar së bashku me Flori Gjinin.

 

Ori pritet që sezonin e ardhsëhm do ta shohim të prezantojë “Përputhen” ndërsa Isli do të jetë pjesë e “Dancing With the Stars” ose si konkurrent ose si prezantues në “Gold Room” krah Bora Zemanit.

 

TE TJERA