“E VËRTETA KA ME DALË” ISH KOLEG TË SAIMIRIT TREGOJNË EKSPERIENCËN ME EPRORIN E TYRE

Nuk po di se ku me ja nis me shkru për arrestimin e shef Saimirit! E vërteta ka me dalë e ka me triumfu mbi ç’do gjë dhe jam shumë i sigurte për ketë. Por deri atëherë, a merr kush përgjegjësi per dëmin psikologjik për familjen e tij? Ato fëmijë që i ka rrit me punën e ndershme e të nderuar të policisë, janë mësuar me mungesën e tij ne shtëpi.

 

Mbaj mend që kur e ‘interrnuan’ ne Diber, me tha se nuk e kam problem asgjë tjetër veçse fëmijët i kam te vegjël e duhet dikush me ju ti qëndroje afër.

 

Gjithashtu me kujtohet si sot, dita e parë e punës si punonjës policie kur unë e shumë të tjerë u prezantuam me eprorin tone, Shef Saimirin. Gëzimi i tij i madh se po i vinte një frymë e re patrullave ishte prezent ne ç’do fjale te tij. Na tha,

 

…bani kujdes me sjelljen ndaj qytetareve, mund te kaloni dite stresuse e te rrezikshme po nuk do toleroj asnjë prej jush që nuk sillet me etike apo me ndershmëri ndaj atyre prej të cilëve paguhemi.

 

Nuk kishte rast që një patrulle me kërku ndihmë e mos me shku i pari Shef Saimiri. Nuk kishte person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore që nuk do ta merrte iniciativën Shef Saimiri me e prangos. Kam shumë raste ku jemi nis tu mos dit a kthehemi gjalle po e vetmja shpresë ishte se kishim Saimirin në krye të grupit.

 

Kam qenë prezent kur një person që kishte kryer 1 vrasje dhe pas arrestimit të tij në një aksion tepër te rrezikshëm, ofronte gjithçka vetëm me u lan i lirë. Rrebelimi i shef Saimirit në ato momente, dhe fjala që ” unë nuk jam prej atyre që blihem me lek” me mbesin në kujtese sot kur e imagjinoj atë pas hekurave.

Pa dasht me ndërhy ne punën e Prokurorisë apo Gjykatës, kërkoj që të jenë mjaft të kujdesshëm dhe të paanshëm ne marrjen e të tilla vendimeve. Kjo asht një goditje e rëndë per figurën qe ka krijuar Shef Saimiri në strukturën e policisë së Shtetit. Jam shumë i sigurtë se shtysa kryesore për shumë të ri e të reja që të futen në rrugën e vështirë të Policisë së Shtetit, ka ken Saimiri.

Por ti Saimir qëndro i fortë, sado baltë të të hedhin, ti gjithmonë ke me ken jo vetëm Heroi i familjes tënde dhe i fëmijëve të tu, por i ç’do familjeje shkodrane. Ke me dal ma i fortë se kurrë nga kjo situate. Problemi i vetëm asht se në atë vend, nuk i duan njerëzit që punojnë, shpresoj që të mos demoralizohesh edhe ti si unë e shumë te tjerë, që u detyruam me ik nga ai vend.

Shkruar Nga Ish Kolegu i Saimir Rrustemi-t.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...