VIDEO/ Shqipe Hysenaj “shpërthen” policit, thirrje kryeministrit Rama: I bëfsh lekët ilaçe, uroj…

Një gjobë që ka marrë gjatë ditës së sotme, ka sjellë një reagim të ashpër nga ish-konkurrentja e Për’puthen Shqipër Hysenaj, e cila ka bërë deklarata të forta drejt një punonjësi të Policisë. Gjithashtu ajo i bëri një kërkesë publike edhe kryeministrit Rama.

 

Në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, ish-konkurrentja e Për’puthen shprehet se ka marrë një gjobë prej 300 lekësh të reja pasi kishte lënë makinën në rrugë. E revoltuar ndaj punonjësit të policisë, i cili sipas saj nuk e kishte paralajmëruar për gjobën, Shqipja i uron që paratë që do paguajë ajo si gjobë, “t’i bëjë ilaçe.”

 

Gjithashtu ajo ka përmendur edhe kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka bërë tag në profilin e tij në rrjetin social, duke i bërë thirrje që të marrë masa ndaj këtyre personave dhe të mos kapet me “njerëzit e shkretë.”

 

“Ndalova për të blerë diçka 5 minuta makina ishte me bllokazh dhe marrim 30 mijë lekë gjobë nga punonjë i policisë. Dmth 3 herë bliblilit nuk i ra që është e nevojshme që ti bjeri. Mbase ky punonjësi i policisë nuk i di mirë rregullat dhe nuk e di pse e kanë futur në punë.

 

Më vjen shumë keq për popullin që udhëhiqet nga njerëz të tillë dhe janë sipër njerëz të tillë, pra punonjës të policisë që nuk e bëjnë punën siç duhet. Ju lutem kryeministrit, Zoti Edi Rama, të vëri dorë mbi këta persona dhe mos të kapet me njerëzit e shkretë, që nuk kemi as parkingje në mes të bllokut,

 

nuk kemi as një vend ku të ndalojmë që të mbarojmë punë. Ju lutem na lejoni që të paktën 15 minuta kohë që ne të mbarojmë detyrimet tona. Dhe sa herë të kem shqetësime të tilla, vërtet më përpara nuk e kam ngritur zërin, por ka ardhur momenti që unë do i bëj tag kryeministrit tonë për çdo problem që do kem pikë. Ah edhe meqë ra fjala, atë 30 mijë lekësh ti punonjës i policisë i bëfsh ilaçe, ta uroj shpirtërisht në sy të të gjithë njerëzve, ilaçe”- shprehet Shqipja në videon e postuar.

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...