Policia baszhkiake tërheq me forcë shitësin e moshuar të qumështit, do t’i sekuestrojë bidonin

Një skenë tjetër makabre e forcës së policisë bashkiake është shpalosur sot në zonën e Laprakës në kryeqytet.

 

 

Një efektiv i Erion Veliajt ka ndjekur një të moshuar që shiste qumësht për t’i sekuestruar bidonin. Qytetari i cili ka parë të gjithë skenën shkruan se dy bidona ia kishte marrë furgoni i policisë bashkiake dhe po vraponte për të shpëtuar të tjerët.

 

“Mle i thoshte ai mos mi mer dhe kto tjerat se skam buk te ha ne shtepi ai perseri tentonte qe tja merte nga dora”,-raporton qytetari.

 

Teksa largohet në anën tjetër të trotuarit, efektivi e ndjek nga pas dhe e kap nga krahu me forcë për t’i marrë bidonin me qumësht.

 

TE TJERA