AKSHI gënjen hapur shqiptarët/ Thotë se e-albania u rikthye, por portali nuk hapet

Prej ditës shërbimi publik online është jashtë funksionit për shkak se ‘epoka digjitale’ e Ramës duket se ra shumë lehtë pre e hakerave edhe pse për sigurinë e platformës paguhen miliona lekë.

 

 

Së fundmi AKSHI ka njoftuar se disa prej shërbimeve online të institucioneve publike janë rikthyer në funksion. Në njoftim shihet qartë përdorimi i termave të luftës, a thua se gjithë postimin e ka shkruar Rama në bashkëpunim me presidentin ukrainas Zelenskey.

 

Megjithatë, përmes një kontrolli të lehtë mund të shihni se e-albania nuk mund te aksesohet.

 

Deklarata e plotë:

Kunderofensiva e AKSHI-t dhe aleateve ndaj sulmit kibernetik po ecen me ritme te shpejta dhe ne perputhje me planin e emergjences.

 

Pas një pune të jashtëzakonshme, prej 96 orësh papushim, nga ekipi i inxhiniereve dhe ekspertëve IT të AKSHI-t, ndihmës së skuadrës së Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerëve të “Jones Group International”, po kthehemi në normalitet. Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh. Që prej ditës së djeshme është kthyer në funksion të plotë:

 

– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave; – Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; – Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike; – Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave. Po punohet me intensitet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera.

 

Ndjekja e protokolleve të reagimit ndaj sulmeve kibernetike, izolimi i menjëhershëm i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare, që në momentet e para, bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura. Kjo rezultoi kundërpërgjigjia e duhur ndaj këtij sulmi masiv të pandodhur kurrë më parë ndaj vendit tonë.

 

Falenderojmë çdo qytetar, biznes, punonjës administrate, shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë, për durimin dhe mirëkuptimin në përballjen me këtë armik kibernetik të përbashkët. Siguria kibernetike dhe ofrimi i shërbimeve publike online ka qenë dhe do të mbetet prioriteti ynë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...