PUSHUESIT NË VELIPOJË: ÇMIMET E RRITURA NJË SHQETËSIM

Nga Senad Nikshiqi

Numri i pushuesve të huaj dhe vendas në plazhin e Velipojës është shtuar në gjysmën e dytë të muajit korrik por ajo që mbetet problem për një pjesë të tyre është çmimet e larta.

Një shkodrane e cila jeton prej 20 vitesh në Itali shprehet se çmimet në plazhet shqiptare po shkojnë thuajse po aq sa janë në Itali apo shtete të tjera.

Për disa pushues të tjerë shqetësuese bashkë me çmimet e rritura është edhe papastërtia e cila kërkohet të jetë pak më e mirë edhe pse këtë vit ka disa përmirësime sa i përket menaxhimit të mbetjeve në Velipojë.

Velipoja mbetet një ndër plazhet më të preferuara në Shqipëri duke patur një numër të lartë pushuesish vendas dhe të huaj që përllogariten rreth 100 mijë në sezon.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...