“Omleta 1 200 lekë? Luksi paguhet! Hajdeni në Ksamil, çadra 500 lekë” – Vijon debati mbi çmimet e kripura në jug

Çmimet e kripura gjatë sezonit veror, sidomos në jug të vendit, ka shkaktuar “furtunë” në rrjete sociale.

Nuk janë të paktë pushuesit që denoncojnë përmes rrjeteve sociale shumat që duhet të paguajnë qoftë për një shezlong apo por një drekë në restorant.

Lidhur me këtë ka ardhur dhe një reagim, i publikuar në faqen Ksamil Albania, në të cilin argumentohet se po bëhet një anti reklamë ndaj turizmit në Shqipëri. Në reagimin në fjalë, thuhet mes të tjerash se ka mundësi zgjedhjeje për të gjitha kategoritë.

Reagimi i plotë:

Përtej omletës 1200 lekë!

Pikë së pari le të biem dakort për 2 gjëra:

1. Qytetet bregdetare shqiptare janë të mbushura me turistë megjithë antireklamën e madhe që po i bëhet, sidomos ditëve të fundit.

2. Ka mundësi turizmi për të gjithë. Ka çadra me 5000 lek në zona VIP e PRIVE, ka dhe çadra me 500 – 1000 lek në plazhe të pafundme të Adriatikut e të Jonit.

Realisht nuk e kuptojmë gjithë antireklamën dashakeqe që po i bëhet turizmit në Shqipëri, kur ndërkohë turizmi është një nga burimet kryesore të punës dhe të ardhurave për vendin tonë. Padyshim që ka abuzues, shfrytëzues të rastit apo pronarë që nuk bëhen dot kurrë drejtues të aftë të biznesit të tyre. Ashtu siç ka njerëz punëtorë e sipërmarrës vizionarë që mundohen të ofrojnë më të mirën e biznesit të tyre.

Askush nuk detyron askënd të ulet në një restorant e as nuk të merr njeri nga rruga të të ulë me zor te shezloni më i shtrenjtë. Fatmirësisht jetojmë në botën e tekologjisë ku për çdo biznes, me një kërkim të thjeshtë në internet, të del çdo e dhënë. Ku është qëllimi i publikimit të një fature e cila ka shkuar shtrenjtë kur ti paraprakisht e ke parë menu-në dhe ke porositur. Nëse i dashur pushues nuk e përballon dot, mos porosit dhe shko diku tjetër ku xhepi yt nuk vritet. Ka kaq shumë mundësi zgjedhjeje kudo.

Para se të hidhni vrer, të shani çmimet, të shani shërbimin, ti shpallni familementin një biznesi që s’është i juaji, a i keni thënë faleminderit kamarierit 17 vjeçar që ju ka shërbyer? E keni përgëzuar ekipin e kuzhinës që punon mbi zjarrin e tiganit që ajo pjata që keni porositur t’ju dalë sa më e shijshme.

E keni menduar sa vështirë e ka ky biznesi të mbijetojë mes kufizimeve të pandemisë dhe 1001 taksave të shtetit? A e keni menduar sa djem e vajza punësohen e sa familje hanë bukë nga ai biznes? A e keni menduar që 9 muaj të vitit janë stres e pritje me shpresën që 3 muajt e verës do jenë të suksesshëm?

Padyshim që nuk ka pyll pa derra, padyshim që ka abuzues me çmimet ashtu siç ka abuzues me punën e djersën e punëtorit, por ka edhe njerëz të ndershëm e punëtorë që nuk e meritojnë gjithë këtë antireklamë e mllef.

Të dashur miq, shkoni në Shëngjin e shkoni në Ksamil, planifikojini pushimet sipas buxhetit tuaj, ndihmoni ekonominë lokale, shijoni plazhet dhe mikpritjen e vendasve. Gjithë ky mllef për Shqipërinë e shqiptarët nuk i bën dëm askujt tjetër veç ne të gjithëve.

Pushime të mbara! #pushoshqip Shum Albania

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...