NDAHET NGA JETA MURGESHA STIGMATINE ELENA D’AVANTI

Nga Senad Nikshiqi

Është ndarë nga jeta murgesha Elena Davanti e cila shërbeu për 29 vite në Shqipëri pranë motrave Stigmatine si një misionare e fesë.

Në kishën e motrave Stigmatine u kremtua mesha e shenjtë e Salikimit pas ndarjes nga jeta të motër Davanti. Ipeshkëvi i Rrëshenit monsinjor Gjergj Meta kremtoi meshën e shenjtë duke thënë se motër Elena Davanti jetën e saj ia kushtoi besnikërisë ndaj Zotit.

Ipeshkëvi Meta falenderoi motër Elena Davantin e cila për 29 vite me radhë qëndroi pranë popullit shqiptar duke dhënë kontributin e saj për Kishën dhe besimtarët. Edhe kisha shqiptare ndodhet në një krizë tha ipeshkëvi Meta për shkak të mungesës së meshtarëve të rinj duke dhënë një mesazh se shembulli i motër Elena Davantit duhet të jetë një sinjal shprese për ripërtëritjen e Kishës me të rinj.

Motër Elena D’avanti u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare ndërsa shërbeu bashkësinë e Hajmelit në Vau Dejës si murgeshë Stigmatine duke mos u ndarë për 29 vite me radhë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...