Ou…/ Vendi ku 1 litër birrë mund ta këmbesh me 1 litër vaj luledielli

Një pub në Mynih të Gjermanisë ka gjetur një mënyrë interesante për të tërhequr klientë e për të mos i zhvatur:

 

në vend të parave, birrën mund ta paguash me një shishe vaj luledielli. “Kështu dalim të gjithë të fituar”, thotë pronari i lokalit, “pasi mund të siguroj furnizimin e mjaftueshëm për të skuqur e pjekur mishin e salsiçet gjatë të gjithë vjeshtës e dimrit, sidomos gjatë Oktoberfestit”.

 

Me Rusinë e Ukrainën, që përllogariten në thuajse 80% të eksportit global të farës e vajit të lulediellit, shumë vende europiane, mes tyre edhe Gjermania, po mundohen të sigurojnë furnizimet, dyfish nga viti i shkuar, që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë në fund të shkurtit.

 

Menaxheri i lokalit thotë se ka gjetur këtë mënyrë interesante, për të mos u lodhur vetë duke gjurmuar marketet, në këmbim të një shishe vaj luledielli, ofron 1 litër birrë, në zgjedhje të lirë të vetë klientit.

 

Në Gjermani, javët e fundit, në raftet e supermarketeve ka pasur mungesa të shisheve me vaj luledielli dhe për dyqanet, furnizimi është i limituar, në vetëm 30 litra vaj në javë. Dhe llogaritë janë të thjeshta: në një pub një litër birrë kushton 7 euro ndërsa 1 shishe vaj luledielli, një litërshe, kushton 4,5 euro. Kështu, edhe klienti del me fitim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...