“Mos është e komplikuar?”/ Era Istrefi flet për jetën e saj private, këngëtarja zbulon nëse është në një lidhje

Këngëtarja Era Istrefi ka vite që e mban shumë hermetike për mediat jetën e saj private, duke mos reaguar as në lidhje me dyshimet që kanë qarkulluar për romancat e saj.

 

Era Istrefi, e cila u rikthye në tregun muzikor pas një pause 2-vjeçare duke bërë shumë zhurmë, ka folur si rrallë herë në lidhje me jetën personale. Gjatë intervistës intervistë për “Më Lër të Flas”, pasi foli për karrierën dhe suksesin në fushën e muzikës, Era u përgjigj edhe për jetën e saj romantike.

 

“E urrej të përgjigjem me po ose jo, por nuk jam në një lidhje, jam single”- tha Era Istrefi, duke u ngacmuar përsëri nga Romeo, i cili tha: “Mos është e komplikuar, prandaj nuk përgjigjesh dot me po ose jo?”

 

Por këngëtarja e mohoi duke thënë: “Nuk është e komplikuar, përfundimisht nuk jam në një marrëdhënie.”

 

Kujtojmë se në mediat rozë, vitin e kaluar u përhapën lajmet se këngëtarja kishte nisur lidhje dashurie me djalin e një biznesmeni shqiptar. Sipas raportimeve Era Istrefi ishte parë në disa ambiente në Tiranë nën shoqërinë e partnerit ndërsa po qëndronte në jug në resortin ku jeton i dashuri. Ndërkohë rreth këtyre thashethemeve nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Era Istrefit.

 

Istrefi është përfolur gjithashtu për një lidhje me Julian Perreta-n, pasi marrëdhënia e tyre ngriti shumë dyshime tek publiku. Megjithatë, më vonë u konfirmua se mes tyre nuk ka romancë, pasi këngëtari prezantoi të dashurën e tij, Kambree Dalton.

 

Një tjetër romancë për të cilën është përfolur këngëtarja është edhe ajo me Dj e njohur Diplo, producenti i këngës së Kampionatit Botëror të Futbollit ‘Live it up’.

 

Producenti pasanik komentonte shpesh në fotot e saj, ku në një prej tyre i shkruante: ”Kur do të kthehesh?” shoqëruar me emoji zemër. Por as në lidhje me këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga Era.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...