Mjekët nuk i japin shpresa jete të riut që u përplas nga gomonia, ka nevojë urgjente për gjak

Një çift të rinjsh janë plagosur ditën e sotme në Jalë pasi një gomone pa drejtues u përplas me çadrën e tyre.

 

Shtetasi me iniciale A. S., 31 vjeç dhe e dashura e tij me iniciale E. GJ., 25 vjeçe u transportuan në spitalin e Himarës pasi u plagosën nga gomonia.

 

Por pasditen e sotme 31-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pasi gjendja e tij është përkeqësuar. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se e dashura e djalit është në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa vetë i riu është në rrezik për jetën.

 

Mjekët nuk i kanë dhënë shpresa ndërkohë që ka nevojë për gjak. Për momentin 31-vjeçari po merr plazmë dhe gjak nga spitali, por të afërmit e tij thonë se ai ka nevojë për çdo lloj gjaku që të mund të mbijetojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...