“Dash Shehi s’është politikan”/ Grida Duma tregon preferencat brenda parlamentit: Gjekmarkaj është “nice”

Jashtë kornizave të deputetes, së fundmi Grida Duma ka realizuar një intervistë për emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”.

 

Gjatë bisedës së saj, as deputetja e Partisë Demokratike nuk i shpëtoi një loje . Kjo lojë konsistonte në faktin që, Duma çdo epitet të dhënë nga moderatori, dukej ta paralelizonte me një emër politikani.

 

Nëse mendoni që deputetja i vendosi vetes barriera, jeni gabim. Me shumë sportivitet, Grida foli troç dhe me emra konkret, nga Agron Gjekmarkaj, Mimi Kodheli deri te Dashamir Shehi.

 

Xhentil: “Është e vështirë si pyetje. Xhentilesa nuk është gjë që vlerësohet sot. Zoti Gjekmarkaj është shumë ‘nice’ në mënyrën e tij.”

 

Politikania më zonjë: “Unë nuk e kam njohur vetë Albina Karamitro, por mendoj se është, Arta Dade po ashtu, Mimi ka të tilla kualitete.”

 

Shpresëdhënes për të ardhmen: “Ka disa, por janë paralel, nuk mund të them një individualitet, por një grupim.”

 

Më pak politikan: “Dash Shehi nuk merret me politikë korrekte, por është shumë i ndjekur.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...