‘Një mama nuk del kështu’, Eliona i kthen përgjigjen ndjekëses pas fotos në plazh

Eliona Pitarka po shijon pushimet dhe fotot në rrjete sociale nuk kanë munguar. Vetëm së fundmi aktorja ka pozuar me rrobabanjo duke marrë vëmendjen e të gjithëve me format trupore.

 

Mirëpo, përpos komenteve pozitive, ndjekësit nuk i kanë kursyer as kritikat. “Më fal po nuk del një mama kështu më fal”, i ka shkruar një ndjekëse.

 

Ndërkohë Eliona nuk ia ka vonuar përgjigjen duke iu përgjigjur se ajo është një super mami që mund t’i bëjë të gjitha.

 

“Hahahahaha përse jo? Unë jam një super mama, jam një femer në karrierë , jam një femër qe e dua veten, unë mund ti bëj të gjitha! Nëse nuk ndihem unë e plotësuar dhe e lumtur me veten time, si mund të jem një mama e qetë dhe e mirë ? Duajeni veten mama, mos u ndrydhni e të mendoni që gjjthçka duhet të bëni është të mbylleni në shtëpi e të rrisni fëmijët”, ka shkruar aktorja.

 

TE TJERA