VIDEO/ U dyshua se është në pritje të një vajze, Joni zbulon gjininë e fëmijës së Arbana Osmanit

Moderatorja Arbana Osmani është tashmë në ditët e fundit të shtatazënisë.

 

Megjithëse e ka mësuar disa muaj më parë gjininë e fëmijës së saj, ajo nuk ka preferuar ta ndajë me publikun. Në media ka pasur aludime se Arbana është në pritje të një vajzë, dhe duket se këtë gjë e konfirmoi edhe djali i moderatores, Joni.

 

Teksa po shijon pushimet në Firenze, Arbana ndau me ndjekësit një videp në Instastory, ku ishte së bashku me partnerin dhe dy djemtë e saj. Në një moment Joni thotë: “Ja në Firenze me motrën”, ndërsa përkëdhel barkun e moderatores.

 

Së fundmi moderatorja ka ndryshuaredhe look-un e saj duke errësuar ngjyrën e flokëve dhe duke i shkurtuar. Kjo u vu re nga një foto e postuar në Instagram ku moderatorja shfaqet krahë djalit të saj teksa janë gati për tu nisur për udhëtim.

 

Që pas mbarimit të “BBVIP”, Arbana i ka shijuar goxha muajt e saj të shtatzanisë, ku nisi dhe pushimet duke udhëtuar me partnerin e saj dhe fëmijët në vende të ndryshme të botës.

 

Kujtojmë se përgjatë gjithë shtatzanisë së saj, prezantuesja ka tentuar që ta fshehë barkun në daljet e saj si në rrjete sociale, ashtu edhe në media. Ndonëse deklaroi që në natën finale të “Big Brother” se ishte në pritje të ëmbël, Arbana ka preferuar që të jetë aktive në rrjet, por pa e vënë fokusin te barku i saj i rrumbullakosur. Në fotot e shumta që publikon nga e përditshmja e saj, ajo është kujdesur që mos ta ekspozojë barkun.

 

Javën e kaluar Arbana u fotografua nga paparaci i “Panorama Plus” në një nga daljet e saj të rralla jashtë formati që jemi mësuar ta shikojmë në rrjetet sociale, apo në televizion. Kjo është një ditë normale e Arbanës, ku së bashku me mamanë e saj, ka qenë duke ecur në rrugët e Tiranës.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...