Urimet për 58-të vjetorin e Ramës…/ “Edhe 25 mandate të tjera”, “Ishalla të mban shëndeti ta shikosh Shqipërinë në BE”

Kryeministri Rama feston ditëlindjen e tij të 58-të ditën e sotme. Megjithatë kreu i qeverisë, në rrjetet sociale ka uruar festën e SHBA, duke preferuar mos të bëjë asnjë postim personal.

 

MIRËMËNGJES 😊 Dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë🇦🇱🙏🇺🇸” ka shkruar Rama në Facebook, por fansat nuk i kanë kursyer urimet edhe për ditëlindjen e tij. Të shumtë janë komentuesit që i kanë dedikuar urimet e tij, e veç urimeve klasike, nuk kanë munguar as urimet që lidhen me politikën.

 

“Ishalla të mban shëndeti e ta shikosh Shqipërinë në Bashkimin Europian”, ishte një ndër urimet e ardhur për kryeministrin. Ndërkohë të tjerë e kanë uruar edhe për më shumë mandate në të ardhmen. Të tjerë komentues, që nuk i kanë kursyer as ‘emoji’ në urime i kanë shprehur se ishte i vetmi burrë shteti që mund ta bënte këtë vend, duke e çuar edhe më pranë SHBA-ve.

 

Ndonëse urimet dhe komplimentat kanë ‘vërshuar’ në adresën e tij në Facebook, Rama nuk i është përgjigjur asnjërit. Kujtojmë se pak kohë më parë, ai premtoi që nuk do të replikonte më me komentuesit në rrjetet sociale. Mbetet për t’u parë nëse ky premtim i tij ishte vetëm për ‘gojët e liga’ apo edhe për urimet e mbërritura në ditën e tij të lindjes.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...