Habit hajduti! Grabit bankën, por pas 25 minutash pendohet dhe i kthen prap

E paprecdentë ajo që ndodh me një hajdut në Itali!

Një 65-vjeçar në Itali u fut në një bankë dhe e grabiti duke kërcënuar punonjësit, por pas 25 minutash është ndjerë në faj dhe ka marrë një taksi për të shkuar te karabinierët për t’u dorëzuar.

Ngjarja ka ndodhur në Milano, ku 65-vjeçari i papunë hyri në degën e “Banca Popolare di Sondrio” në rrugën Francesco Sforza duke kërcënuar punonjësit, teksa thoshte: “Kam një bombë!”.

Pasi mori paratë burri u arratis me një taksi.

Ndërkohë në filial mbërritën agjentë të alarmuar nga punonjësit dhe morën përshkrimin e hajdutit. Por ai, me siguri i penduar, i kërkoi taksistit që të shoqërohej në komisariatin e Vigentino-s.

“Bëra një budallallëk”, është shprehur ai përpara hetuesve, teksa ata kanë parë së bashku pamjet nga kamerat e sigurisë dhe verifikuan historinë.

Burri ka shpjeguar se grabitjen e kishte kryer për shkak të vështirësive ekonomike, ndërsa ka dorëzuar edhe paratë e marrë nga arka. Sipas raportimeve ai është lënë i lirë nga policia.

TE TJERA