Qershitë akoma në pemë pa u shitur? Por Rama iu jep zgjidhjen fermerëve: Ja me kë duhet të flisni

Në një takim me ekspertë shqiptarë e të huaj, me fermerët, agropërpunuesit,

përfaqësues nga Shërbimi i Këshillimit dhe Qendrat e Transferimit të Teknologjive në vend, pedagogë dhe studentë nga Universiteti Bujqësor Tiranë.

Kryeministri u shpreh se duhet të rritet komunikimi mes prodhuesve në vend. Ai mori shembullin e qershive, duke thënë se ka bujq që nuk i shesin dot qershitë, ndërsa të tjerë bëjnë para me to. Ai theksoi se duhet të ketë komunikim mes tyre.

“Nuk ka nevojë të na dëgjojë askush ne, mjafton të shkojë të shikojë se çfarë bëjnë të tjerët. Disa fermerë dalin dhe ankohen për qershitë që nuk i shesin dot, kjo do të ishte shqetësuese nëse kështu do të ishte në të gjithë vendin.Por nuk është kështu, pasi ka të tjerë që bëjnë sukses. Cili është dallimi mes të dyve? Disa e hedhin prodhimin disa bëjnë të ardhura në të njëjtin shtet?

Çfarë duhet bërë këtu? E para, ata fermerë duhet të marrin mundimin dhe të shkojnë tek ata të tjerë e t’u thonë, si e bëni ju këtë? E dyta, i takon ministrisë të krijojë kanale komunikimi”, tha Rama.

Më tej, Rama ngriti alarmin se për shkak të krizës globale, flitet për një dimër të ashpër, por sipas tij, të paktën aktualisht, Shqipëria nuk është në këtë listë vendesh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...