Në shtëpi e priste djali i vogël, kjo është 35-vjeçarja shqiptare që humbi jetën dje në Itali në rrugë

Mediat në Itali kanë publikuar foton e 35-vjeçares shqiptare Matilda Hidri, e cila humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Genoa të Italisë.

Sipas raportimeve, një muaj më parë ajo kishte hapur një piceri në “zemër” të Genoa-s. Matilda e cila, kishte një djalë të vogël që e priste në shtëpi, po udhëtonte me BMW-në e saj drejt Genoa-s kur u përplas një automjet tip “Volvo.

”Shoferi tjetër, Giuseppe Maria Garavaglia, i lindur në vitin 1976 mendohet se po shkonte për në shtëpi pasi jetonte në Novate Milanese.

Përplasja ishte aq e fortë sa u mori jetën menjëherë të dy drejtuesit dhe përfshiu edhe një makinë të tretë aty pranë. Giuseppe ishte totalisht kundravajtje ne autostrade, duke u bere shkaku kryesor i kesaj ngjarjeje fatale.

Në automjetin e tretë udhëtonte një 35-vjeçar, i cili u dërgua me helikopter në gjendje kritike në spitalin San Raffaele në Milano, djali i tij 4-vjeçar dhe një kushëri 34-vjeçar, të dy të lenduar lehtë u dërguan po ashtu për të marrë kujdes shëndetësor.Më pas dy makina të tjera janë përplasur me mjetet e përfshira në aksident, por asnjëra nga të tjerat nuk ka pasur pasoja. Në total janë përfshirë pesë makina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...