Bordi i Ushqimeve rrit me 10 lekë çmimin e sheqerit, ja me çfarë çmimi do ta blejnë tashmë shqiptarët falë Edi Ramës…

Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të çmimeve të produkteve ushqimore ka hedhur sytë nga sheqeri duke e rritur me 10 lekë .

Duke nisur nga sot, shqiptarët për të bërë një kafe turke, një ëmbëlsirë për familjen do të përballen në supermarkete me një sheqer që do të kushtojë 114 lekë/kg.

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktin e përcaktuara në këtë vendim, ndërsa shqiptarët duhet të mbushin xhepat plot me lekë kur të dalin për të bërë pazarin me produktet bazë pasi çmimet janë në stratosferë.

VENDIMI I BORDIT:

Miratimin e marzheve që do të aplikohen për produktin ushqimor bazë sheqer, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare. Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.

Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktin e përcaktuara në këtë vendim. 

Në pasqyrën nr. 1 më poshtë jepen të dhënat në lidhje me përllogaritjet e çmimit tavan të tregtimit sipas marzheve të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi në datë 27.06.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

TE TJERA