Mjekja tregon sa mijë euro është paga në Gjermani: Këtu pacientët nuk na japin lekë në dorë si në Shqipëri, por lule

Mjekja e njohur Aurora Dollemberg, ka bere krahasimin me Gjermaninë, aty ku ajo ushtron profesionin e saj, u shpreh se atje pagat jane me te larta dhe nuk ka bakshishe.

 

Gjithashtu ajo tregoi edhe arsyen se pse është larguar nga Shqipëria, aty ku i kërkuan para për një vend pune. “Një individ nuk mund të ndryshojë sistemin, të detyron të bëhesh si ato ose të largohesh.

 

E ndershmja e departamentit i bije që të jesh edhe spiune.Kam tentuar që të punoj në Shqipëri dhe më kanë kërkuar lek. E prandaj vendosa që të largohesha. Pacientja ta fut në përparëse atë 2 mij lekësh, dhe doktori nuk thotë jo duke qenë se punojnë 24 orë dhe kanë një rrogë të ulët”, tha Dollemberg.

 

Më pas kjo e fundit shtoi se tani ajo ka një klinikë private në Gjermani, por ka punuar edhe 8 vjet në privat. “Edhe në Gjermani bëjnë dhurata të tipit një tufë lule, ndonjë çokollatë apo ndonjë çantë dhe varëse. Pranohen.

 

Pacienti të thotë faleminderit, ne e kemi për krenari kur na japin lule apo çokollata në sy të kolegëve”, rrëfeu mjekja.Kjo e fundit gjithashtu tregoi se mjekët në Gjermani nuk janë më të paguarit, e si pasojë as gjermanët nuk e preferojnë si profesion.

 

“Rroga bruto edhe më fillestari që nuk ka eksperiencë, e ka nga 4800 deri në 6000 euro. Kjo është një pagesë mesatare dhe varet nga eksperienca. Por rrogën më të lartë e kanë avokatët dhe biznesmenët, dhe gjermanët nuk e preferojnë mjekësinë për pagat mesatare”, përfundoi Dollemberg.

TE TJERA