“Lëre të vdesë aty”/ Tre shqiptarë masakrojnë bashkatdhetarin me dërrasa e me gozhdë

Tre shqiptarë kanë masakruar me dërrasa me gozhdë bashkatdhetarin e tyre në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Rodosit të quajtur Kolimbia, ku një 54 vjeçar është rrahur brutalisht nga tre shqiptarë, të cilët akuzohen edhe për vrasje të mbetur në tentativë

Konflikti midis tyre kishte lindur pas sherreve të shumta midis shqiptarëve që punonin për 54 vjeçarin, të cilët merreshin me shtrime pllakash dhe rikonstruksione shtëpish. Raporti mes tyre ishte përkeqësuar që pas muajit prill ku mes 54 vjeçarit dhe tre shqiptarëve ka pasur përplasje verbale, aq sa këta të fundit e kanë kërcënuar që nëse i denonconte nuk do ta linin të gjallë.

Pas përplasjeve verbale, tre shqiptarët kanë shkuar në hotelin e 54 vjeçarit dhe e kanë sulmuar me dërrasa me gozhdë ndërsa bërtisnin se do ta vrisnin. Ndërtuesi në atë moment ka qenë i vetëm kundër tre shqiptarëve dhe nuk ka pasur mundësi që të reagojë, shkruajnë mediat greke.

Ata e kanë goditur tri herë radhazi në kokë me dërrasat që mbanin në duar. 54 vjeçari është përpjekur të mbrohej por nuk ia doli dot duke rënë pa ndjenja dhe duke e kthyer vendin në një pellg me gjak. Në atë moment punëtorët e tjerë, mes tyre edhe dhëndri i tij kanë ndërhyrë ndërsa tre shqiptarët janë larguar duke thënë që “lëre të vdesë aty”.

Dhëndri e ka transportuar me urgjencë në Qendrën Mjekësore Archangelos ku është konstatuar traumë e madhe, mavijosje dhe çarje të kafkës në të njëjtën zonë. Prej aty ai është transportuar me urgjencë me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit, ku prej dy ditësh është trajtuar në klinikën e kirurgjisë. Ai ka dëmtime të kokës, gjakderdhje dhe lëndime të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...